Superiore U-21, mbyllet java e 10-të, Vllaznia konfirmohet në vendin e parë me 25 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me çiftin Teuta-Shënkolli, takim i luajtur mesditën e sotme ëshntë mbyllur java e 10-të e Kampionatit Kombëtar të U-21 për kategorinë Superiore. Durrsakët arritën të fitonin me rezultatin 3 me 1. Aurorë të golave për bregdetarët ishin Çyrbja në minutën e 19-të dhe Jazxhi me një dy golësh në minutat 48 dhe 75-të. Ndërsa për Shënkollin, golin e vetëm e shënoi Berisha në minutën e 87-të. Java e 10-të e 21 vjeçarëve ka nisur me takimin Turbina-Vllaznia që përfundoi me rezultatin 3 me 5 në favor të kuqebluve. Ndërkohë, tre takime të tjera të kësaj jave u luajtën të mërkurën. Kukësi me tre golat e shënuar nga  Karaj 9′, Ziaj 32′, Peposhi 54′ fitoi 3-1 ndaj Football Republik. Laçi mposhti 3-0 Akademinë e Futbollit Tirana me autorë të golave Stafa 7′, Prengaj 39′, Cekolli 86′. Ndërkohë, Apolonia triumfoi 3-2 ndaj Dinamos, ku për fierakët shënuan Krasniqi 33′, 80’, Ejoh 72′ dhe  Mhillaj për miqtë, përkatësisht në minutat 10 dhe 85-të. Pas këtyre rezultateve, Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Fatjon Hasani dhe Nefail Zhejani vazhdon të kryesojë renditjen 25 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë brenda 3 ditëve në “Air Albania”. Pas Izraelit e mund edhe Luksemburgu 0-1

Shqipëri-Luksemburg  0-1(Shënues: Danel Sinani 8’) Kartonë të verdhë:Asllani 32',Laçi 36',Pajaziti 93'/Duarte 5',Korac 36',Bohnert 87' Shqipëria:Sherri,Hysaj,Pllana(Ajeti 46'),Gjimshiti,Mitaj,Ramadani(Shehu 46'),Asllani(Pajaziti 63'),Laçi(Shpendi 46'),Bajrami(Seferi 46'),Hoxha(Broja 63'),Uzuni(Daku...
- Advertisement -spot_img