Vllaznia U-17 me trajner Brikeno Bizin, skuadër që i përket katëgorisë Superiore të futbollit të moshave mundi sot në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës ekipin e Shkëndisë së Durrësit. Kuqeblu fituan thëllësisht me rezultatin 6 me 1 me autorë të golave Zaganjori dhe Kodra nga 2, si dhe Shimaj dhe Guri me nga një gol.
Për drejtorin teknik të Akademisë Vllaznia, Alban Hasani, i cili e vëzhgoi nga afër këtë ndeshje, fitorja e Vllaznisë ishte e merituar.
“Ishte një fitore që e prisnim dhe plotësisht e merituar nga skuadra e jonë, sepse ekipi U-17 ka një grup të mirë me një brez cilësor të perspektives që përfaqësojnë ditëlindjet 2004-2005. Besoj se me këtë fitore, këtu është edhe kthesa e këtij ekipi. Unë mund them se është punuar shumë gjatë periudhës së verës dhe rezultatet pozitive do të vijnë patjetër në vijim të kampionatit.”, thekson Hasani.
Ndërkohë, lidhur me fillimin jo të mirë të kampionatit nga kjo skuadër, drejtori Hasani thotë se nuk është për t’u shqetësuar, sepse një gjë e tillë ka ndodhur edhe vitin e kaluar dhe më pas skuadra ishte në krye. “Normalisht, që edhe sezonin e kaluar me këtë grupmoshë e kemi nisur me dy humbje kampionatin, por më pas shkuam deri në finalen e titullit kampion. Por, kam shumë besim tek stafi për punën që kanë bërë dhe atë që janë duke bërë dhe normalisht që e gjithë kjo punë do të shpërblehet me rezultate pozitive”, u shprehë Hasani.
Ndërkohë, duke folur për objektivat, drejtori teknik i Akademisë Vllaznia, Alban Hasani shton:
“Objektivat tona si Akademi për këtë grupmoshë janë si gjithmonë për të qënë në fazën finale Play-Off, ashtu siç ishim edhe vitin e kaluar finalist për fitimin e trofeut. Edhe për këtë sezon futbollistik kam shumë besim që me këtë ekip U-17, por edhe me ato U-19, U-15 dhe U-13 ne do të jemi në mes katër ekipeve më të mirë të Shqipërisë. Idea e jonë është që nga Akademia e jonë të nxjerrim elementë për ekipin e parë, ku mund të them që si tek A-17 dhe po aq edhe tek U-19 janë shumë element cilësorë që po spikasin. Edhe pse janë një vit më të vegjël si moshë, mendoj sinqerisht se janë e ardhmja e Vllaznisë në vite.”
Gaspër MARKU