Wednesday, April 24, 2024

Superioria e moshave, Vllaznisë U-17 shpartallon Shkëndinë e Durrësit 6-1

Lexo

Ekipet e Akademisë Vllaznia, U-17 dhe U-19 për javën e katërt të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore të moshave këtë fundjavë kanë luajtur ndeshjet e javës së katërt. Pas një fillimi jo të mirë të kampionatit, ekipi U-17 me trajner Brikeno Bizin është rikthyer tek fitorja. Në përballjen Vllaznia-Shkëndija e Durrësit, takim ky i luajtur mesditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi”, kuqeblutë fituan me rezultatin e thellë 6 me 1. Seria e golave për skuadrën kuqeblu ka filluar në minutën e 11-të, atëherë kur Zaganjori shndërroi në gol një penallti të dhënë në favor të Vllaznisë. Më pas ka ardhur edhe goli i dytë për skuadrën kuqeblu i shënuar nga Kodra në minutën e 23-të. Me këto dy gola, Vllaznia e mbyllë pjesën e parë me avantazhin 2 me 0. Loja sulmuese e Vllaznisë ka vijuar të jetë e tillë edhe në pjesën e dytë duke prodhuar edhe katër gola të tjerë për skuadrën kuqeblu. Ai që shënoi golin e dytë, Kodra shënon në minutën e 52-të edhe të tretin sipas radhës, duke regjistruar dy golësh personal në këtë ndeshje. 5 minuta më pas janë miqtë që shënojnë me anë të Ukës në minutën e 57-të duke e shkurtuar përkohësisht disavantazhin e skuadrës së tij në 3 me 1. Dhe, menjëherë pas golit mik që është edhe i vetmi për to në këtë ndeshje, ka ardhur goli tjetër kuqeblu me autor Zaganjorin në minutën e 62-të. Me këtë gol Zaganjori barazon shokun e skuadrës, Kodra, duke regjistruar edhe ai golin e dytë në këtë ndeshje. Në vijim për të thelluar avantazhin e Vllaznisë kanë menduar Shimaj dhe Guri, të cilët, me golat e shënuar në portën kundërshtare, përkatësisht në minutat 70-të dhe 89-të, kanë vulosur fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 6 me 1.Formacioni i Vllaznisë U-17 në këtë ndeshje ishte ky:

Jukaj, Kapllani,Talani, Muhaj, Selmani, Cungu, Zaganjori, Matija, Shimaj, Doda, Kodra. Gjatë ndeshjes u aktivizuan: Rroku, Amuli, Guri, Maliqi, Gjondrekaj

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img