Kete fundjave ngre siparin “Abisnet Superiore”. Çeshtja e te drejtes televizive eshte zgjidhur dhe sot hidhet firma ne kontrate per transmetimin e ndeshjeve te sezonit te ri te kampionatit elitar te futbollit shqiptar dhe te Kupes se Shqiperise. Perballjet do te transmetohen ne ekranin e “MCN TV”-se dhe te platformes “TIBO”.
“MCN TV” ka krijuar nje pervoje pozitive ne transmetimin e ndeshjeve, teksa ka qene kanali ne te cilin sportdashesit shqiptare kane ndjekur rrugetimin e Partizanit dhe te ekipeve te tjera te Superiores ne Europe. “MCN TV” do te transmetoj 2 takime ne jave ndersa pjesa tjeter e dueleve do te percillen te tifozet permes “TIBO”-s.
Por i kontaktuar nga “Veriu Sport” nje nga drejtuesit kryesor te platformes Tibo ne Shqiperi komentatori Alban Xhihani tregon se ende nuk ka asgje zyrtare ne lidhje me lajmin e perhapur. Xhihani thekson: Ende nuk eshte vendosur se cili kanal do e trasmetoj por FSHF do e bej te ditur shume shpejt se ne cilin kanal do ndjekim Kampionatin Shqipetar.
Xhihani thekson se gara vazhdon por nuk perjashtohet mundesia e bashkepunimit te mundshem mes televizioneve per te qene me prane shikuesve me ndeshjet e “Abisnet Superiore” dhe “Kupes se Shqiperise”.
Fatos LAMAJ