Monday, November 25, 2024

Superkupa e Gjermanisë fitohet Superkupa e Gjermanisë fitohet nga Lajpsig

Lexo

Lajpsig është fitues për herë të parë i Superkupës së Gjermanisë. Pikërisht në Mynih e në “Allianz Arena”, si asnjëherë tjetër, Lajpsigu është hakmarrë ndaj Bajernit, kampione në fuqi e Gjermanisë.

Një vit më parë ishin bavarezët ata që fituan Superkupën e Gjermanisë, 5-3, tani është Lajpsigu që i beson aftësive të Dani Olmos për të kërcënuar bavarezët. Tripletë e spanjollit në të 3’, 44’ dhe në të 68’, këtë të fundit me njëmbëdhjetëmetërsh, dhe Superkupa është për Lajpsig.

Herri Kein, blerja më e shtrenjtë e bavarezëve në këtë merkato të verës, por mbi të gjitha në historinë e Bundesligës, plot 110 milion euro, hyri në fushën e lojës në të 63’. Por ishte hije e vetvetes, ndërsa do t’i duhet shumë kohë për të gjetur gjuhën me pjesën tjetër të skuadrës.

Bajern Mynih e nis kampionatin të premten në transfertën e Bremenit ndaj Verderit, që u eleminua në Kupën e Gjermanisë nga Viktoria e Këlnit, 1-2. Kurse Lajpsig të shtunën do të jetë përballë Bajer Leverkusen në kryesfidën e javës së parë të Bundesligës 1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img