Saturday, July 27, 2024

E papritur, trajneri Roberto Mançini jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Italisë!

Lexo

“Rrufe në qiell të hapur”. Roberto Mançini është dorëhequr nga pozicioni i trajnerit të kombëtares së Italisë, ndërsa gjithçka e ka lajmëruar Federata italiane e Futbollit nëpërmjet një njoftimi të shkurtër zyrtar.

“Federata italiane e Futbollit njofton se ka marrë aktin e dorëheqjes të Roberto Mançinit nga detyra e trajnerit të kombëtares axurre, të cilët e ka paraqitur në mbrëmjen e së shtunës”.

Mbyllet kështu një faqe e rëndësishme e historisë së të kaltërve me Mançinin, që ka nisur në maj 2018 dhe është mbyllur me finalet e Ligës së Kombeve 2023, atje ku Italia zuri për herë të dytë vendin e tretë pasi fitoi me Holandën, 3-2.

Në këtë periudhë, arritja më e madhe për Mançinin është titulli Kampion Europe më 2020-ën, që është arritur nga një gol në të cilin të gjithë individët kanë ditur të bëjnë skuadrën.

Duke marrë parasysh impenjimet e afërta të Italisë, kjo për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024, ndërsa më 9 shtator do të jetë në transfertën e Shkupit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe më 12 shtator do të presë Ukrainën, atëherë Federata italiane e Futbollit do të komunikojë shumë shpejt emrin e trajnerit të ri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img