Monday, December 23, 2024

Superkupa e Shqipërisë luhet të enjten, ora 19:00 në “Air Albania”

Lexo

Egnatia dhe Kukësi do të ndeshen për trofeun e fundit të vitit, ekuilibër në përballje

Superkupa e Shqipërisë do të ulë siparin e futbollit për vitin 2024 me përballjen midis Egnatias e Kukësit në Arenën Kombëtare në Tiranë, të enjten në mbrëmje. Të dyja skuadrat vijnë me bilanc thuajse të barabartë në trofe dhe përballje direkt midis tyre, ndonëse kampionët janë dukshëm favoritë.

Egnatia dhe Kukësi do të ndeshen të enjten, më 26 dhjetor, në orën 19.00, për Superkupën e Shqipërisë. Ndeshja e fundit e futbollit shqiptar për vitin 2024 do të luhet në Arenën Kombëtare në Tiranë dhe do të transmetohet direkt në RTSH Sport. Egnatia shkon në finale si kampione e vendit dhe fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin e kaluar, ndërsa Kukësi si finalisti i mundur i Kupës.

Egnatia është favorite për të fituar edhe Superkupën përballë Kukësit që tashmë luan në Kategorinë e Parë dhe mban vendin e nëntë në rendite, në luftë për të mos rënë në Kategorinë e Dytë. Të dyja skuadrat janë thuajse të barabarta për sa u përket trofeve, por edhe bilancit të ndeshjeve midis tyre.

Nëse Egnatia fiton Superkupën, do të barazohej në trofe me Kukësin, me nga një titull, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë secila. Për sa iu përket përballjeve direkt, ato janë 23 dhe 11 prej tyre i ka fituar Egnatia. Kukësi ka fituar 10, ndërsa dy janë mbyllur në barazim.

Peshorja është thuajse në ekuilibër edhe për sa iu përket golave të shënuara në përballjet midis tyre, 25 me 24 për Egnatian. Në kampionatet respektive, Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë, të dyja e mbyllën vitin me humbje. Egnatia u mund 2-1 nga Dinamo, ndërsa Kukësi nga Korabi, me të njëjtin rezultat.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img