Kalendari i Javës së dytë e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së Superligës së moshave ka vendosur që dy ekipet e Vllaznisë U17 dhe U19 të presin në shtëpi ekipet respektive të Internacional Tirana.
Ndeshjet në fjalë do të luhen në stadiumin numër 2 të Shkodrës, “Reshit Rusi”, ku të parët janë 17 vjeçarët që do të zbresin në fushën e lojës. Në javën e parë të kampionatit, Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku është mundur në transfertë nga Shkëndija e Tiranës me rezultatin 3 me 1. Ballafaqimi në fjalë nis në orën 10:00, dhe Veriu Sport ka mësuar trupën gjykuese të kësaj ndeshjeje.
Vllaznia U17-Internacional Tirana U 17, ora 10:00
Arbiter kryesor: Eglantina Pjetrushaj(Lezhe)
Asistent: Renis Vukaj(Lezhe)
Asistent 2: Rigers Çuni(Lezhe)
Delegat: Ridvan Kulli(Lezhe)
Ndërkohë, menjëherë pas ndeshjes së 17 vjeçarëve, në tapetin e gjelbërt të “Reshit Rusit” do të ballafaqohen 19 vjeçarët e Vllaznisë dhe Internacional Tirana. Skuadra kuqeblu vjen në këtë javë të dytë pas fitores 4 me 5 në transfertën e Ballshit. Trupa gjykuese e kësaj ndeshjeje përbëhet nga këto arbitra:
Vllaznia U19-Internacional Tirana U19, ora 12:00
Arbiter kryesor: Gerard Çokaj(Lezhe)
Asistent 1: Renis Vukaj(Lezhe)
Asistent 2: Rigers Çuni(Lezhe)
Delegat: Ridvan Kulli(Lezhe)
Fatos LAMAJ