Sunday, May 19, 2024

Superliga e moshave-Vllaznia e pandalshme, mund Lushnjën 3-0. Dopietë e Pjeshkës dhe një i Spahisë

Lexo

Vllaznia U19-Lushnja U19 3-0

(Shënues: 17′ Flori Spahija, 44′ 77′ Paulo Pjeshka)

19 vjeçarët e Akademisë Vllaznia të drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani dhe kolegu i tij Malvin Macerovi vazhdojnë serinë e fitoreve në Kampionatin Kombëtar të Superligës së Moshave duke mos u ndalur nga asnjë skuadër.

Mbyllja e fazës së dytë si kryesues i tabelës së kalsifikimit është tregues i një pune shumë të mirë që po bëhet me skuadrën gjatë proçesit stervitor. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport dy ditë më parë, trajner Sinani premtoi se fazën e tretë do ta fillonte me fitore. Dhe, në fakt ashtu rezultoi kur Vllaznia U-19 mundi me rezultatin e pastër 3 me 0 Lushnjen, ndeshje kjo e luajtur mesditën e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës opër llogari të javës së 19-të

Serinë e golave e ka hapur mbrojtësi Flori Spahija, i cili në minutën e 17-të e dërgon topin në rrjeten lushnjare duke i dhënë kryesimin Vllaznisë me rezultatin 1-0.

Kuqeblutë 19 vjeçarë vijojnë të luajnë mirë dhe një minutë përpara se të shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, është goli i Paulo Pjeshkës që e dyfishon avantazhin kuqeblu në 2-0.

45 minutat e dytë shërbejnë edhe për një gol tjetër të Vllaznisë që ka për autor përsëri Paulo Pjeshkën. Gol ky i realizuar në minutën e 77-të që fikson shifrat përfundimtare, 3-0 për Vllazninë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img