Me bojkotin në fuqi të Superliges së futbollit shqiptar që vazhdon të penalizojë startin e kampionatit edhe për këtë fundjavë, drejtuesit kuqeblu të Vllaznisë kanë planifikuar zhvillimin e një ndeshje miqësore. Burime zyrtare nga klubi i futbollit Vllaznia bëjnë të ditur se kundërshtari i kuqebluve është Kastrioti i Krujes, ekip që pas një sezoni në kategorinë e pare vitin e kaluar, këtë sezon rikthehet në kategorinë Superiore. Ndeshja në fjalë do të luhet sot(e mërkurë) ora 14.00 në stadiumin “Redi Maloku”, të Fushë- Krujes. Miqësore kjo që pritet t’i shërbejë teknikut gjerman të Vllaznisë për kolaudimin e skuadres, kryesisht të formacionit të parë, me të cilin kuqeblutë do të zbresin zyrtarisht në javen e parë të kampionatit, gjë e cila pritet të ndodhë që prej javës së ardhshme.