Vllaznia dhe Partizani do të përballen për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00. Një ndeshje ku sigurisht ka rëndësi rezultati për renditjen përfundimtare në “Final 4” që përcakton rrugëtimin drejt trofeut.
Trajneri Osmani ka bërë pak lëvizje në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke i besuar të njëjtit grup lojtarësh që ka marrë serinë e fitoreve radhazi në kampionat dhe Kupë. Ndërsa nga ana tjetër, Orges Shehi ka vendosur që të kthejë titullar edhe në kampionat Skukën, duke parë formën që ky i fundit kaloi në ndeshjen e Kupës.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka.
Trajner: Orges Shehi