Thursday, April 25, 2024

SV Lafnitz – KF Vllaznia, të premten ora 18:00. Kuqeblutë luajnë miqësoren e dytë përballë një kundërshtari serioz

Lexo

E akomoduar në kampingun e Pressbaum, rreth 30 km larg Vjenës, Vllaznia vijon fazën përgatitore në tokën austriake duke u stërvitur nga dy herë në ditë. Në varësi të përgatitjeve janë edhe ndeshjet miqësore, njëra prej të cilave është konsumuar, ku të besuarit e teknikut Josa fituan me rezultatin 1-0 ndaj skuadrës austriake SV Traiskirchen. Një miqësore, e cila përgjithësisht foli me nota pozitive, qoftë për gjendjen fizike të futbollistëve, por edhe për mënyrën e të shprehurit taktikisht në grup të ekipit.

Duke lënë mënjanë këtë miqësore të parë, e cila në një farë mënyre ishte përballë një kundërshtari modest në raport me nivelin dhe pretendimet e Vllaznisë, miqësorja e dytë afron një kundërshtar shumë më të përgatitur. Bëhet fjalë për një skuadër me emër të Ligës së dytës të kampionatit austriak, SV Lafnitz, ndeshje e cila pritet të nxjerrë realisht në pah vlerat e kuqebluve.

Sfida në fjalë është programuar të luhet të premten në stasiumin “Wienerfeld” duke filluar nga ora 18:00. Nga sa bëhet e ditur, në këtë miqësore, tekniku Mirel Josa do të ketë në dispozicion thuajse të gjithë skuadrën, përfshirë edhe kosovarin Liridon Latifi, i cili pas problemeve serioze shëndetësore që e shoqëruan disa ditë më parë, me seancat stërvitore që po konsumon me grupin ka dhënë shenja pozitive në rritjen e parametrave të formës sportive.

I vetmi që është në dyshim për mundësinë e aktivizimit është mbrëojtësi i majtë, Ersin Hakaj, i cili vazhdon të jetë në rikuperim e sipër nga një dëmtim në gishtin e njërës prej këmbëve të tij. Cikli përgatitor në tokën austriake mbyllet me datë 13 korrik, por deri atëherë, drejtuesit kuqeblu kanë rezervuar edhe një miqësore të tretë, e cila pritet të jetë e një niveli të lartë.

Të paktën, kështu vijnë lajmet nga Austria duke bërë të ditur se përballë Vllaznisë në këtë miqëore të tretë dhe të fundit përpara kthimit në Shkodër, pritet të jetë  një prej skuadrave me emër të Superligës austriake, duke përmbushur kështu edhe idenë e drejtuesve për ecurinë e miqësoreve, nga një skuadfër modestë në start, për të vijuar me një mesatare në të dytën dhe për ta mbyllur me një skuadër potente, sfidë kjo që i vë notën reale përgatitjeve të Vllaznisë në kampion dy javor austriak, pikërisht vetem një javë përpara ballafaqimit zyrtar europian ndaj Universitatesë së Kraiovës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img