Kampionati Ndërkombëtar Prishtinë “3-rd Kosova Open”, ishte aktiviteti i radhës në sportin e taekwondo-së, në të cilin mori pjesë ekipi i Vllaznisë.
Sportistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Elion Puka, kanë bërë një prezantim të shkëlqyer duke qënë protagonist të suksesit thuajse në të gjitha peshat përkatëse.
Në përfundim të aktivitetit, sportistët shkodranë merituan 11 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 5 të bonzta, ndërkohë që përfaqësuesja e Vllaznisë, Anselma Xhaji shpallet sportistja më e mirë teknike.
Vlera e suksesit të Vllaznisë në taekëndo është edhe më e madhe kur një gjë e tillë arrihet përmes konkurimit me 400 sportistë nga 30 ekipe dhe 6 shtete të ndryshme.
Ekipi i Vllaznisë mori pjesë me 23 sportistë ku u arritën këto rezultate:
Kategoria Junior
- Reimon Zekaj -55 kg vend i 3-të
- Edri Hoti -55 kg kampion
- Erdis Thelbi 73 kg nënkampion
- Isra Meta -44 kg kampione
Kategoria Para të rinj
- Aron Duka -41 kg nënkampion
- Edrit Çoka -41 kg vend i 3-të
- Menida Meta -33 kg nënkampione
- Gjulja Xhaji -41 kg kampione
- Antia Bardhi -47 kg vend I 3-të
- Anselma Xhaji -55 kg kampione (sportistja më e mirë teknike në kategorinë e para të rinjve)
Kategoria Fëmijë A
- Bertan Çeliku -36 kg kampion
- Enes Rako +48 kg vend i 3-të
- Xhozef Delija -27 kg kampion
- Franko Suka -33 kg kampion
- Noel Camaj -40 kg kampion
- Reina Spatari -41 kg nënkampione
- Arisla Boriçi -44 kg nënkampione
Kategoria Femije B
- Omer Puka -29 kg kampion
- Sion Marashi -33 kg kampion
Kategoria Femije C
- Daris Kraja -21 kampion
- Elois Spatari -25 vend i 3-të