Sunday, April 28, 2024

Volejboll Femra-Presidenti Zekja, rikthen në Shkodër trajnerin e njohur Besnik Lisha

Lexo

Vllaznia në volejboll për femra vjen me ndryshime këtë fillim jave. Në vazhdën e përpjekjeve për të krijuar një skuadër sa më cilësore duke pasur në thelb kryesisht promovimin e elementit të ri cilësor, presidenti i Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për femra, Florian Zekja ka bërë të mundur rikthimin në Shkodër të një emri shumë të njohur të sportit të volejbollit.

Bëhet fjalë për ish volejbollistin e Vllaznisë dhe të kombëtares, Besnik Lisha, i cili më pas është bërë shumë i njohur falë detyrës së trajnerit. Pjesën kryesore të karrieres së tij si trajner, Lisha, e kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku jeton prej vitesh. Ndërkohë, që dijet dhe përvojën e fituar përtej oqeanit, Besnik Lisha preferoi ta silltë në Shqipëri. I mbështetur edhe nga bashkëshortja e tij, ish volejbollistja e njohur, Valbona Quku-Lisha, pasi drejtoi për një periudhë kohe, Vllazninë, për arsye të ndryshme, ndoshta jo me dëshirën e tij, Besnik Lisha u spostua në qytetin e Korçës ku punoi me përkushtim në klubin Skënderbeu.

Por, tani, duke filluar që nga dita e hënë e kësaj fillim jave, Besnik Lisha, është pjesë e Vllaznisë. Ndonëse prezantimi zyrtar pritet të bëhet ditët e ardhshme nga vetë presidenti Florian Zekja, duhet thënë se trajneri Lisha është paraqitur që sot në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, duke marrë pjesë në seancën stërvitore të Vllaznisë.

Padyshim, që kemi të bëjmë me një lajm mjaft pozitiv për volejbollin shkodran të femrave, pasi, nga sa bëhet e ditur, Lisha, nuk do të jetë vetëm në detyrën e trajnerit të Vllaznisë, detyrë të cilën do ta kryejë në bashkëpunim me stafin teknik, Dorian Tafa, Ferdinand Bardeli, Fatjet Haxhagiq, Ankela Cara, por njëherazi do të japë një kontribut edhe më të gjërë bashkëkohor në riorganizimin e volejbollit të femrave në Shkodër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img