Një shembull për t’u ndjekur është ai i ekipit të Vllaznisë në Taekwondo i drejtuar nga kryetrajneri Elion Puka, i cili zhvilloi një vizitë në “Shtëpinë e të moshuarve” Shkodër. Demostrimi i teknikave të këtij sporti u ndoq me shumë interes dhe emocion nga ana e banorëve të kësaj shtëpie, të cilët patën rastin të kalojnë një ditë ndryshe me kampionët e Shqipërisë në taekwondo.
“U munduam të dhuronim emocione dhe buzëqeshje, dhe në këmbim morëm shumë dashuri që vetëm ato dinë të dhurojnë. E ndjejmë veten të privilegjuar pranë gjysherve dhe baballarve tone, pranë atyre që janë pasqyra e asaj çfarë ne kemi sot, fal atyre ne jemi pjes e kësaj jete.
Falenderoj në emrin tim dhe të gjithë ekipit tonë drejtorin e kësaj qendre z. Fatjon Hoxha që na mundësoi të jemi pranë tyre dhe të kalojmë disa çaste të gëzueshme me to.
Gjithashtu falenderojmë sportistin tonë Enes Mandi për kontributin dhe shembullin pozitiv që po dhuron në shoqëri.
Gjatë shfaqjes ekipi ynë i dhuroj kupen e vendit të parë të fituar në kampionatin kombtarë të dyluftimit për fëmijë.
Dorëzimi i kësaj dhurate u bë nga sportistja më e mirë në Shqipëri, Menida Meta.
Ju jemi mirënjohës për të gjithë jeten për kontributet e juaja që keni përballu me mund e sakrificë për të siguru të ardhmen tonë te sigurte!”, shprehet kryetrajneri i Taekwondo-sëw shkodrane, Elion Puka.