Tuesday, April 16, 2024

(Video) Franko Burraj sfidon kushtet stervitore. Prej muajsh pa pistë tartani, i pari dhe medalje e artë në San Marino

Lexo

Është thënë edhe herë të tjera që Shkodra ka një “xhevahir” në sportin e atletikës, atletin e talentuar Franko Burraj. Në fakt, më shumë se askush tjetër një citim të tillë e ka deklaruar mediatikisht presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli. Shkodrani Franko Burraj bën pjesë në atë trion e famshme të atletikës shqiptare, Luiza Gega-Izmir Smajlaj-Franko Burraj.
E veçanta për Frankon, atletin shtatlartë që pritet të jetë shumë shpejt në majat e atletikes shqiptare dhe më tej ka të bëjë me kushtet stervitore ku ai stervitet. Pista e tartanit, e cila është edhe baza kryesore për procesin stervitor të vrapimit 200 dhe 400 metra prej muajsh është e dëmtuar. Megjithatë, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të trajnerit Bruno Rrotani që stervit Frankon prej vitesh, pistën e tartanit e kanë zëvendësuar me pedonalen e Urës së Bunës si dhe aksin rrugor të By Pass-it në periferi të qytetit.
Me të tilla kushte, dyshja, Frakno Burraj-Bruno Rrotanu udhëtuan drejt San Marinos për të konkuruar në garat e Kampionatit Europian të Shteteve të Vogla me pjesëmarrje në mbi 15 shtete europiane.
46″90 ishte koha e 400 metrave që realizoi Franko Burraj në garën e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në San Marino. Kohë kjo që e rendit në vendin e parë duke merituar edhe medaljen e artë.
Në një prononcim për Veriu Sport, trajneri personal që stervit Burrajn, Bruno Rrotani, shprehet optimist për të ardhmen e atletit të tij. Për Rrotanin, mosha e re, dhe më së shumtmi, pasioni dhe këmbëngulja që ka Franko për të bërë më të mirën, janë një garanci e plotë që shumë shpejt, emrin e Franko Burrajt do ta shohim në majat e atletikës europiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img