Saturday, July 27, 2024

Talenti shkodran Rejan Alivoda kërkohet nga Dinamo

Lexo

Rejan Alivoda, zbulimi i sezonit të kaluar te Vllaznia, e drejtuar nga Mirel Josa, mund të transferohet te Dinamo. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi i Vllaznisë ka marrë një ofertë zyrtare nga blutë për talentin shkodran. Alivoda është nën kontratë me Vllazninë edhe për dy sezone të tjera, por situata e lojtarit te kuqeblutë në këtë moment nuk është më e mira, pasi ka përfunduar në një zgjedhje dytësore nga trajneri Migen Memelli.

20- vjeçari nuk shikohet më si titullar dhe Dinamo kërkon të përfitojë. Sinjalet e para të aneksimit të Alivodës erdhën që kur Vllaznia u drejtua nga maqedonasi Goce Sedloski, ndërsa edhe me Memellin trajner, i riu nuk ka gjetur hapësirat që ka pasur në sezonin e kaluar. Rikthimi i Ardit Krymit dhe preferenca e Memellit për të vendosur në qendër të mesfushës maqedonasin Çeshmedijev, kanë bërë që Alivoda të mbetet në stol.

Klubi i Dinamos ka bërë një hap konkret për të marrë shërbimet e Alivodës. “Panorama Sport” zbulon se blutë i kanë ofruar Vllaznisë 50 mijë euro për blerjen dhe 30% të kartonit në rast të arritur te një marrëveshje. Vllaznia pretendon më tepër nga ana financiare, ndërsa nga ana tjetër, vetë futbollistit nuk i është garantuar aktivizimi. Alivoda bëri mirë në sezonin e kaluar, por befas përfundoi në një zgjedhje nga stoli dhe kjo sigurisht ka dekurajuar jo pak lojshitjeje të shkodranit në të ardhmen. Mirëpo, nga burime pranë klubit kuqeblu, mësohet se Vllaznia ka kërkuar 150 mijë euro dhe heqje dorë nga 30% e kartonit që do të përfitonin në rast rishitje të mundshme të lojtarit. Ky për momentin është një ngërç që dy klubet i ndan për tarin, i cili shihej si një nga elementët më premtues të Vllaznisë. Tashmë mbetet për t’uparë nëse Dinamo do të insistojë për të afruar Alivodën, dukei mbushur mendjen Vllaznisë për blerjen e kartonit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img