Wednesday, May 1, 2024

Të drejtat televizive për Superioren dhe Kategorinë e Parë, ja plani B i FSHF-së

Lexo

FSHF-ja dhe Duka personalisht duan t’i japin një zgjidhje përfundimtare, të sigurt dhe afatgjatë çështjes së transmetimit të dy kampionateve kombëtare: Superiores dhe Kategorisë së Parë.

Sipas Panorama Sport, ideja e përfolur ditët e fundit është prodhimi i sinjalit nga vetë federata, duke nxjerrë më pas në ankand transmetimin jo vetëm për një operator ose platformë, por për disa që mund të jenë të interesuara.

E thënë ndryshe, bëhet fjalë për një sistem të ngjashëm si me Ligën e Kampionëve, ose edhe me Serinë A, që transmetohet në “DAZN” dhe “Sky Sport”.

Kjo do të thotë se të gjitha televizionet kombëtare, platformat kryesore digjitale, por edhe kompani të transmetimit “OTT” (transmetim nëpërmjet internetit) të mund të garojnë për blerjen e një numri ndeshjesh dhe t’i transmetojnë ato gjatë fundjavave.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img