Sunday, September 8, 2024

Të falem nderit Distria Krasniqi! Të falem nderit Nora Gjakova! Opinion nga Ervin Baku

Lexo

Në pjesëmarrjen e saj të dytë në Lojërat Olimpike, Kosova regjistron 3 (tri) madalje ari. Në 9 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, Shqipëria regjistron 0 (zero) medalje. Pse vallë???

Sepse, së pari, Kosova investon 12 milionë € për sportin… Shqipëria, 1.3 milionë €. Sepse, së dyti, Kosova punon me plan, me strategji… Nuk i lënë asgjë rastësisë, asgjë.

Në Shqipëri, jo vetëm që nuk dinë të punojnë, por nuk dinë as të kopjojnë… As të kopjojnë Kosovën nuk dinë. Mos flasim për shtete më të fuqishëm…

Mëkat i madh, mëkat shumë i madh… Sepse kemi sportistë/e shumë shumë të mirë. Por nuk kemi drejtues. Kemi kampionë/e, por kemi drejtues mediokër. Drejtues mediokër që nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme kampionëve/eve tanë/tona… Kushtet në gjithë dimensionin e fjalës.

Po mirë më, si nuk e pranuan një herë të vetme deshtimin drejtuesit tanë??? Një herë të vetme… Majlinda Kelmendin e refuzuan të garonte për Shqipërinë… E refuzuan për vetëm 30 mijë €. Turp i madh… Turp për ju drejtues të sportit shqiptar! Turp i madh!

Ervin Baku-Gazetar RTSH

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img