Sunday, November 10, 2024

Kuqeblutë e Brdariç rikthehen në stervitje, një mbrojtës dhe një mesfushor në provë

Lexo

Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët, menjëherë pas eleminimit nga Kupat e Europës, kuqeblutë e Vllaznisë kaluan disa ditë pushimi, ndërkohë që data 9 gusht ishte paracaktuar që skuadra të paraqitej në fushën stervitore.

Pasditen  e së hënës skuadra ka qënë nën urdhrat e teknikut Brdariç dhe kolegëve të tij, Plori-Lekiqi. E zhvilluar në fushën sportive të Golemit, seanca e sotme ka qënë pak a shumë e një karakteri shkrythës pasi futbollistët vinin pas një pushimi mbi dhjetëditor, ndërkohë që në ditët në vazhdim pritet që ngarkesat, sidomos ato fizike, të rriten gradualisht. Nga sa bëhet e ditur skuadra do të vijojë të stervitet për disa ditë në Shkodër dhe më pas do të vijë zhvendosja në kampingun serb, Zllatibor, aty ku Vllaznia do të zhvillojë edhe fazën përgatitore themelore për sezonin e ri futbollistik 2021-2022.

“Ekipi ynë pas 10 ditësh pushimi, i është kthyer sërish sot pasdite procesit stërvitor duke zhvilluar seancën e parë nën drejtimin e stafit teknik. Kuptohet që gjatë këtyre ditëve vëmendja do të jetë e përqendruar tek rritja e parametrave fizikë të futbollistëve. Atmosfera në rradhët e skuadrës është shumë optmiste dhe të gjithë shpresojnë për një sezon të suksesshëm.”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia, lidhur me lajmin e rikthimit të Vllaznisë në proçesin stervitor.

Ndërkohë, referuar seancës së sotme, e para pas mbylljes së kapitullit “Europë” për Vllazninë, në stervitje me skuadrën kuqeblu janë parë dy futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për Kristi Markun dhe Albin Sadriaj, futbollistë këto që i përkasin repartit të mbrojtjes dhe mesfushës. Burime nga KF Vllaznia bëjnë të ditur se dyshja në fjalë do të jetë pjesë e programit stervitor të kuqebluve me statusin e futbollistit në provë.

Për të parin, mbrojtësin durrsak Kristi Marku, duhet thënë se është një emër i njohur i futbollit shqiptar, pasi përpos ekipipit të vendlindjes, Teuta, është aktivizuar edhe me Flamurtarin e Vlorës, Partizanin si dhe Lushnjen, ndërkohë që jashtë Shqipërisë ka pasur një përvojë positive në futbollin hungarez , armen dhe estonez.

Ndërsa, lidhur me futbollistin tjetër, Albin Sadriaj, 24 vjeçar që i përket repartit të mesfushës, thuhet se ka luajtur në kampionatin zvicerian pranë skuadrës së kategorisë së dytë, Kriens.

Vendimi për dy futbollistët në fjalë pritet të merret nga stafi teknik pasi të jenë vëzhguar në ditët stervitore që do të zhvillohen në Shkodër, dhe nëse do të arrijnë të bindin drejtuesit, atëherë ato do të bëhen pjesë e listës së kuqebluve që udhëtojnë për në Zllatibor të Serbisë për fazën përgatitore verore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img