Vllaznia-Elbasani, do të përballen të martën në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00. Dy skuadra që u ndeshen edhe të premten e kaluar po në “Loro Boriçi” për llogari të javës së 26-të të Abissnet Superiore, ndërkohë që sfida e nesërme është për Kupën e Shqipërisë.
Ballafaqimi i parë i luajtur në “Elbasan Arena” ka përfunduar në barazim 0 me 0, ndërkohë që në mbyllje të takimit të nesërm fiksohet skuadra që shkon më tej në turin gjysmëfinal.
Për atë që duan ta ndjekin këtë ndeshje të shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, klubi kuqeblu ka nxjerrë në treg biletat sipas tribunave përkatëse, të cilat mund të tërhiqen në sportelet pranë stadiumit si dhe në disa pika të qytetit, por mund të rezervohen edhe online.
BILETAT NË SHITJE
VLLAZNIA – ELBASANI
Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“
Të Marten
(Ora 10:00 – 18:00)
Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni:
Tek dyqani UNIVERSAL
(Ora 09:00 – 20:00)
Tek Market VLLAZNIA
(Ora 09:00 – 20:00)