Thursday, April 25, 2024

Tenis-Turneu mbarëkombëtar “Hysen Zmijani”, 14-16 janar në kompleksin “Adriatic Tennis Part”

Lexo

Pas dy aktiviteteve të fundvitit të kaluar, Kampionati i Ligës Veriore si dhe Turneut Mbarëkombëtar “Shkodra Indoor 2021”, sporti i tenisit rikthehet këtë mes janari me një aktivitet tjetër të përmasave të rëndësishme ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Kupën “Hysen Zmijani” Mjeshtër i Madh, aktivitet ky i organizohet në respekt të një figure të madhe të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, por edhe të një mjeshtri edhe në sportin e tenisit, madje duke qënë ndër të parët shkodranë që filloi të luante tenis pas viteve 90-të, kjo falë përvojës së marrë kur luante jashtë vendit.

Alban Hasani, në cilësinë e organizatorit, por edhe të konkurentit, bën të ditur për Veriu Sport, se aktiviteti organizohet nga shoqata “Rozafa Tenis” nga data 14 deri me 16 janar 2022 dhe se në të do të garojnë 16 tenist, nga më të mirët që ka Shqipëria dhe rajoni përreth.

Konkretisht, lista e konkurentëve të Kupës “Hysen Zmijani” është kjo:”

  1. Tedi Beni
  2. Miron Radovicka
  3. Andrian Bleta
  4. Redi Dabulla
  5. Mildon Kumaraku
  6. Florian Dabulla
  7. Maliq Dervishi
  8. Senad Tafa
  9. Alban Hasani
  10. Sokol Hoxha
  11. Edi Pelingu
  12. Visar Gruda
  13. Elvis Bilali
  14. Gert Meta
  15. Andi Bilali
  16. Sokol Jubica
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img