Thursday, April 25, 2024

(Video) Shkodrani Marçelino Preka çon Bylisin në çerekfinalen e Kupës U-19. Eleminohet Vllaznia

Lexo

Një shkodran eleminon Vllazninë U-19 nga Kupa e Shqipërisë. Ai është Marçelino Preka, 18 vjeçari i talentuar, i cili që në gusht të vitit 2020 luan për ngjyrat e Bylisit të Ballshit. Një lojtar ky me parametra optimal, shtatlartë 1.90 m, që luan me të dy këmbët, i shpejtë dhe i fuqishëm në dyluftime, ajrore dhe tokësore, të cilin Vllaznia nuk preferoi ta mbante në Shkodër, pasi e kishte më afër se të gjihë. Përfitoi me këtë rast Bylisi ku presidenti Kapllani u tregua më i shpejtë në veprime duke e marrë në gjirin e ballshiotëve. Edhe pse 16 vjeçar, stafi ballshiot i dha besim dhe minuta në fushën e lojës si pjesë e formacionit të ekipit të parë. Ndërkohë, që falë moshës së tij të re, sot 18 vjeç, shtatlartit Preka i është kërkuar të kontribuojë edhe për 21 vjeçarët e Bylisit, por edhe për ekipin U-19, siç është ballafaqimi në turin e parë të Kupës së Shqipërisë ku Bylis u ndesh me Vllazninë.

Ndeshja e luajtur të premten në Peze- Helmes të kryeqytetit, ka qënë e shoqëruar me jo pak emocione për shkodranin Marçelino Preken, pasi si pjesë e formacionit të Bylisit, madje edhe kapiten i skuadrës do t’i duhej të sfidonte skuadrën e qytetit të vendlindjes, Vllazninë e Shkodrës.

Dhe, pas një 90-të minutëshi shumë të dyluftuar që përfundoi në barazim 1-1, emocionet nuk kanë kufi kur për të përcaktuar ekipin kualifikues kërkohen gjuajtjet e penalltive. Por, nuk mbaron me kaq, sepse për ironi të fatit, si mbajtës i shiritit të kapitenit, trajneri e ka caktuar të gjuajë penalltinë e fundit. Ekzekutimi i tij është i saktë ai është saktë. Portjeri kuqeblu zhytet majtas, ndërkohë që topi i gjuajtur nga Preka shkon në krahun tjetër dhe direkt në rrjetë.

Festa në kampin ballshiot është e ligjshme. Penalltia e shënuar nga shkodrani Preka eleminon Vllazninë U-19 me rezultatin 4-3 dhe çon Bylisin në turin çerekfinal. Moment ky që është fiksuar edhe në vidon që shoqëron shkrimin dhe më pas edhe festa në kampin ballshiot.

Ky pra është Marçelino Preka, djali i talentuar shkodran që po rritet me një progress të jashtëzakonshëm në gjirin e skuadrës ballshiote, ndërkohë që të njëjtën gjë po bën edhe në ekipet kombëtare të moshave, madje i thirrur edhe në ekipin e parë të Rejas. Parametra këto që kanë nxitur menaxherët e futbollit të depozitojnë në zyrat e KF Bylis oferta të shumta joshëse në aspektin financiar nga ekipe cilësore, brenda dhe jashtë vendi.(Video)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img