Friday, April 19, 2024

Tërbuni, drejtori teknik Viktor Gjoni: Presim një portjer, dy mbrojtës dhe dy mesfushorë

Lexo

Tërbuni i Pukës është një emrat simpatik të kategorisë së parë. Një gjë të tillë e ka treguar faza e parë e Kampionatit Kombëtar, ku pukjanët kanë luajtur si  të barabartë me kryesuesit, madje në javën e fundit mundën blutë  që u shpallën kampion dimri.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alert Alcani e mbylli vitin 2022 në vendin e gjashtë të tabelës së klasifikimit me 19 pikë, aq sa ka edhe Besa e vendit të pestë, ndërkohë që në vendin e katër qëndron Skëndeërbeu me një pikë më shumë. Dinamo është kryesuese me 24 pikë e ndjekur nga Flamurtari me 22 pikë dhe Korabi me 21 pikë.

Për pjesën e dytë të sezonit, Tërbuni ka ambicje për të ecur më lart duke synuar të jetë në tre vendet e para të klasifikimit. Për këtë, drejtuesit e klubit së bashku me stafin teknik kanë projektuar një merkato cilësore. Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë drejtori teknik Viktor Gjoni, i cili paralajmëron që në merkaton dimërore të realizojë blerjen e një portjeri cilësor, dy mbrojtës dhe dy mesfushorë.

 “Tërbuni ka nisur stërvitjen pak më herët. Sezonin e rifillojmë me dy transferta, ndaj nuk kemi kohë për të humbur. Asgjë nuk kemi për të fshehur, ne po përpiqemi që të shtojmë cilësi në organikë. Po shohim edhe për një portier, që të jetë përkrah Elton Vatës. Jam në bisedime me dy mbrojtës dhe dy mesfushorë krahu që kanë qenë pjesë e elitës. Do të mundohemi t’i sjellim në ekip. Nuk do të mungojë as tregu i huaj, për të mundësuar ndonjë lojtar cilësor. Emrat do t’i bëjmë të ditur javën tjetër. Të gjitha prurjet do të jenë më cilësore se tjetra, ndërkohë që do të përforcohet edhe stoli. Në fazën e parë kemi bërë disa hapa fals, por këtë fazë nuk na lejohet më asnjë. Një gabim të fundos dhe një fitore të ngre. Besoj se Tërbuni i 2023-shit do të jetë i pathyeshëm dhe do të ecin me rezultate më të mira. Para se të fillojë kampionati, ne do të mundohemi të luajmë ndonjë miqësore për të parë gjendjen e organikës. Boshti i lojtarëve nuk do të ketë largime dhe stërvitja do të vazhdojë me dy seanca në ditë”, është shprehur Gjoni për mediat.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img