Monday, November 11, 2024

Tetova: “Ishim përgatitur si mini ‘Final Four’, duhet ta hedhim pas këtë humbje”

Lexo

Vllaznia ka mposhtur Egnatian kryesuese me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Normalisht pas ecurisë së mirë që Vllaznia ka treguar këto 10 javë, e kishim përgatitur si mini Final Four. Sot ishin të gjitha brenda si nga Vllaznia dhe nga ne. Ishte ndeshje e mirë nga çunat e mi dhe Vllaznia. Duhet ta hedhim pas këtë humbje, por jam i kënaqur me atë ç’ka djemt dhanë në fushë, por duhet të kishim konkretizuar më shpejt.

11-shja është. Ka gati 2 vite që janë po të njejtit lojtarë. Ideja jonë ishte që të fusnim lojtarë të tjerë në manovrat tona, duke i dhënë minutazhin e duhur sepse nuk e dimë si do na shkojë deri në fund gjendja e lojtarëve.

Ka luhatje, përveç Ibrahimoglu dhe Montenegro. Por përdërisa lojtari është mirë fizikisht duhet sa më shpejt ta bashkoj me grupin. Ndeshje pas ndeshje do të shohim. Dihet forca e çunave që qëndruan sot në stol dhe që po mirëkuptojnë këtë rotacion që po bëj. E kemi diskutuar që nuk dihet si do na shkojë deri në fund dhe duhet minutazh për të gjithë.

Rotacioni është për shkak edhe të pushimit për Kupë, duhet të kemi freski edhe aty. Ndaj Laçit do jetë ndeshje e fortë, ata kanë ndryshuar siç e pamë në kampionat, por ky është kompeticion tjetër.

Derbi i djeshëm? Kemi qenë në udhëtim në atë orë, e kemi ndjekur shumë pak derbin. Nuk duhet të merret bazë një ndeshje kampionati, dozat e emocionit janë më të mëdha. Janë dy ekipet më të titulluara në Shqipëri”, u shpreh Tetova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img