Saturday, April 13, 2024

Vllaznia merr 3 pikë të arta për përvjetor, mund Egnatian 2-1 në ‘Loro Boriçi’

Lexo

Vllaznia 2-1 Egnatia (Balaj 2′, Gruda 54′ / Ndreca 27′)

Fitorja e sotme është qershia mbi tortë në festën e 105 vjetorit të Vllaznisë teksa ka mposhtur Egantian 2-1 në përballjen e javës së 24 të Superiores.

Rrogozhinasit ishin kthyer në ”macën e zezë” për kuqeblutë, por tersi i 8 ndeshjeve radhazi, u thye sot. Një ndeshje plot ritëm dhe e luftuar nga të dyja ekipet. Vetëm 2 minuta nga starti i ndeshjes dhe Vllaznia kaloi e para në avantazh me Balajn, që shënoi pas një gabimi në zonën e Egnatias. Rrogozhinasit ia dolën të barazojnë shifrat, falë një supergoli të shënuar nga Edison Ndreca, në minutën e 27-të.

Në minutën 54-t, ishte Gruda që riktheu avantazhin e vendasve. Në fund, Vllaznia ishte me fat, pasi gjuajtja e Montenegro, u ndal te shtylla. Pavarësisht 5 minutave shtesë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Me këtë fitore, Vllaznia mbetet në vendin e tretë, me 40 pikë, po aq sa edhe Partizani i vendit të dytë, ndërsa Egnatia mbetet në krye, me 8 pikë më shumë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img