Ndeshja mes Tiranës dhe Egnatias e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore” përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.
Kontestime për penalltinë? Normal që kam. Ekipi im e ka fituar ndeshjen, lojtari e ka marrë me dorën topin në hyrje të zonës. Edhe ndërhyrja e Hoxhallarit ishte penallti për ne. Ky nuk është rezultat i drejtë. Absolutisht ekipi im e ka fituar ndeshjen sot.
Në çfarë aspekti e ka fituar ndeshjen sot Egnatia? Lojë episodesh. Në pjesën e parë kishte ekuilibër nga të dyja ekipet. Në pjesën e dytë po të shënonte Spahiu do të kishte tjetër rjedhë loja. Është një nga ato ndeshjet që i ngjan “Final Four” dhe nuk donim të linim hapësira.
Jeni 5 pikë në krye, pse mërziteni? Nuk ka lidhje jemi në krye apo jo, më vjen keq për djersën e çunave të mi. Të dale një dhe të ndëshkojë skuadrën. Jam me të drejtë nervoz.
Skema? Duhet të kalosh të gjithë linjat me top diagonal. Patëm 2-3 momente por jo të konkretizueshme. Në pjesën e dytë e ndryshuam mënyrën e presingut. Tirana e kishte përgatitur mirë ndeshjen.”