Monday, April 29, 2024

Futboll Femra-Vllaznia merr kryesimin e Superiores pas javës së 12-të. Kuqeblutë mundën Gramshin 12-0. Rivalja Tirana humb me Apoloninë, 3-0

Lexo

Vllaznia-Gramshi 12-0

(Shënues: Esmeralda Franja 3, Klaudia Borci 2, Risa Yamada, Fortesa Berisha, Luçije Gjini, Rrezona Ramadani, Jehona Shala 2, Fortesa Berisha)

Pas shumë javësh bashkëkryesim, kreu i tabelës së klasikimit nuk ka më dy skuadra, pasi humbja e Tiranës në transfertën fierake 3-0 dhe fitorja e Vllaznisë në shtëpi me Gramshin 12-0 ka bërë që skuadra kuqeblu të marrë e vetme kreun e renditjes me 33 pikë.

Ndeshjen e javës së 12-të të kategorisë Superiore, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka e luajti pasditen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një ndeshje kjo tërësisht e dominuar nga Vllaznia, e cila falë kualiteteve që ka në skuadër, u duk se e shndërroi në një ndeshje stërvitore, kur golat në portën mysafire pasonin  njëri-tjetrin.

Kapitenia kuqeblu Esmeralda Franja është autore e tre golave në këtë ndeshje, për të vijuar me dygolëshat e Klaudia Borcit dhe Jehona Shalës, ndërkohë që Risa Yamada, Fortesa Berisha, Luçije Gjini, Rrezona Ramadani, Fortesa Berisha tundën nga një herë rrjetën e portës së Gramshit.

Për t’u theksuar është, se në formacionin kuqeblu rikthehet si titullare në këtë ndeshje, Arbiona Bajraktari, e cila si rezultat i një dëmtimi të rëndë i mungoi gjatë formacionit të Vllaznisë. Një rikthim ky që i jep një pamje edhe më të plotë skuadrës kuqeblu, e cila është në rrugën e duhur drejt fitimit të titullit 11-të kampion radhazi.

Ndërkohë që Vllaznia fiton në Shkodër ndaj Granshit, rivalja e saj më e afërt Tirana është mundur në transertë nga Apolonia e Fierit me rezultatin 3-0.

Të shtunën, Partizani mposhti me rezultatin e thellë 24-0 Skënderbeun e Korçës, në një ndeshje që nuk pati histori dhe u dominua nga vajzat e kuqe.

Lushnja mundi me shifrat 2-1 Teutën, një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet. Tani Lushnja renditet në vendin e 8-të me gjashtë pikë, duke lënë pas Skënderbeun dhe Teutën.

Në takimin tjetër të javës, sfida Laçi – Kinostudio përfundoi në barazim me rezultatin 2-2.

Rezultatet e javës së 12-të:

Partizani-Skënderbeu     24-0

Lushnja-Teuta                   2-1

Laçi-Kinostudio                 2-2

Apolonia-Tirana                3-0

Vllaznia-Gramshi              12-0

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img