Saturday, July 27, 2024

Fagu: “Gabimi i vetëm ishte te pësimi i golit. Mos harrojmë luajtëm kundër Egnatias që është në vendin e parë”

Lexo

Tirana vazhdon me rezultatet negative në kampionat teksa sot barazoi 1-1 ndaj Egnatias, e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Tiranës, Erbim Fagu.

“Me thënë të drejtën ashtu si u zhvillua ndeshja ne kishim më shumë epërsi si në zhvillimin e lojës, por kishim më shumë raste. Gabimi i vetëm ishte te goli. Nuk pashë ndonjë rënie fizike pasi kishim në kontroll ndeshjen gjatë gjithë kohës. Një moment ishte dhe u ndëshkuam. Mos harrojmë luanim kundër Egnatias që është në vendin e parë dhe ka kualitete. Ky ishte rezultati më i drejtë.

Mund të futej dikush tjetër në lojë? Të jem realist unë kisha të tjera zëvendësime në mendje për të bërë. Por pas pësimit të golit ndryshoi situata dhe u munduam të luanim me topa të gjatë. Nga kjo erdhi dhe penalltia në favorin tonë. Kisha tjetër plan në kokë, por siç e ka futbolli ndryshojnë shumë situata.

Ndonjë gjë pishman për sot? Pishmanllik kam vetëm 3 pikët sot. Çunat për mendimin tim sot kanë bërë maksimumin, përveç se duhet të ishim më të qetë në pasimin e fundit. Ditën e martë do të kthehet Najdovski me skuadrën. Meta është në fazë rikuperimi dhe pjesa e tjetër është në rregull.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img