Egnatia tregon forcën edhe në “Kukës Arena”, duke mposhtur me rezultatin 4-1 Kukësin vendas dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Superiores. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova:
“Jam i kënaqur, por kishte gjëra të mira, por dhe të këqija. Pas rezultatit 3-0 ne lëshuam paksa terren dhe nuk më pëlqeu. Tërheqja e ekipit nuk më pëlqeu dhe lufta lojtar me lojtar. Çfarë u thashë lojtarëve në pushim? Fola për këtë, për 15 minutat e fundit dhe nuk u mora fare me 3 golat. Nëse një ekip do që të jetë në krye duhet të ketë më shumë uri për të mbajtur balancat.
Rikthimi i Malotës dhe Aleksit? Ato janë lojtarë të rëndësishëm të ekipit. U bë kohë që janë pjesë e formacionit tonë. Lojtarët që luajtën ndaj Skënderbeut nuk bënë keq, por lëvizja e topit nuk ishte e duhura”.