Saturday, July 27, 2024

Martini: “Ndeshja më e keqe ne 10 ndeshjet e fundit, një pikë si fitore”

Lexo

Katër gola për një pikë, një sfidë të luftuat, por as Tirana e as Teuta nuk festojnë pas barazimit 2-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës Edi Martini, u shpreh për MCN TV:

1 barazim që vlen si fitore? Dua të them se është ndeshja më e keqe që kemi bë në vrazhdën e 10 ndeshjeve të fundit. I dhamë superioritet dhe na morën mesin e fushës. Pësuam gol nga distanca, duhet të ishim më të kujdesshëm. Pjesën e dytë pësuam gol shumë shpejt, na uli moralisht, pastaj ekipi luajti gjithçka për gjithçka. Pikë si fitore sepse në këto kushte është shumë e rëndësishme ana psikologjike. Një humbje do na bënte të binte morali. Është pikë si fitore, ndeshje të tjera na presi.

Llocit çfarë i the? Bravo! Të vazhdojë kështu, është lojtar i ri dhe s’ka minutat e duhura. Është pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë.

20 minutat e para dhe fundit nëse do ia shtoni skuadrës mentalitetin për 90 minuta, mendoni mund të përballoni gjithë pjesën e sezonit me këto minuta? Unë them ana problematike është besimi. Kemi humb pikë kur nuk e kemi merituar. Kjo skuadër ka luajt pothuajse të gjitha ndeshjet e barabartë me kundërshtari. Ekipi do ketë rritje dhe rezultatet do vijnë me patjetër.

Mendon zëvendësimet se ndoshta duhet të meritojnë fanellën e titullarit? Fazën e parë kishim probleme me zëvendësimet. Tashmë ekipi i ka zëvendësimet dhe të ngroh. Unë them do vijnë ndeshje më të mira dhe rezultate më të mira.

Shpërthyet te goli i barazimit. Tani e konvertuat me këmbë në tokë, kërkoni të mos sillni eufori? Ne dhe të fitonim, s’po bëjmë asgjë sepse jemi në vendin e fundit. Më kënaq vetëm grinta e lojtarëve. Euforia nuk ka vend te ne.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img