Saturday, July 27, 2024

Nica: “Jemi në një krizë që nuk e meritojmë. Duhet të rikthejmë besimin, asgjë nuk ka mbaruar”

Lexo

Kukësi ka harruar të fitojë, mposhtet nga Egnatia me rezultatin 4-1. 10 ndeshje radhazi në kampionat pa sukses, dhe mbetet në zonën që të çon një kategori më poshtë. Pas humbjes, trajneri i Kukësit, Stavri Nica, foli për MCN TV:

“Sigurisht që jam i mërzitur sepse po hymë në një krizë që faktikisht nuk e meritojmë, pasi riformatimi i skuadrës është shumë i vonuar. Është një skuadër e formatuar për 2-3 ditë. Lojtarë të ardhur direkt nga avioni dhe që futen në fushë. Meqë u kemi dhënë fjalën çunave duhet të vazhdojmë të punojmë. Duhet të rikthejmë besimin, asgjë nuk ka mbaruar. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Edhe unë duhe ta kisha krijuar njëfarë ekuilibri”, u shpreh Nica.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img