Saturday, July 27, 2024

Tetova: “Ndryshuam skemën dhe funksionoi. Falënderoj çunat nga i pari te i fundit”

Lexo

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur pas fitores të thellë 4-0 në transfertë kundër Vllaznisë:

“Ndeshja kishte dy tablo. Në pjesën e parë, 25 minuta folën vetëm për Vllazninë. Deri në ndryshimin e skemës ndodhi kjo. Lojtarët e Vllaznisë markonin mirë. Menduam të kalonim në 3-4-3 dhe ishte efektive. E kishim përgatitur në stërvitje për ta pasur si opsion të mirë. Në pjesën e dytë gjithçka foli për ne.

Zëvendësimet? Idea është mos të marr shumë merita te kjo pjesa. Të mësosh dy sulmuesë të luajnë bashkë, do minimalisht 1 vit. Niveli i futbollit tonë të lejon të bësh kështu manovrash. Ne e kemi provuar me Paulaskas dhe Dëamenën. Një ndeshje e bukur fillon në minutën e parë dhe përfundon në të nëntëdhjetën. Kemi arritur një rezultat si sot që është fantastike.

Renditja? Ne jemi skuadër e re. Vetëm këtë vit jemi formuar. Dua t’i falënderoj çunat nga i pari te i fundit për mënyrën se si më ndjekin mua në stërvitje. Me sa informacion kam, ndihen të kënaqur që bëjnë stërvitje me mua dhe këtë e tregojnë në fushë. Dua t’i falënderoj të gjithë.

Kupa? Që të kesh vazhdimësi, është pjesë e përgatitjes. Ky është çelësi i suksesit. Isha shumë i qetë para ndeshjes sot. I thashë që të qarkullonin topin. Sot, para porte ne u treguam dhe e kishim shënjestrën më të mirë.

Goli më i bukur? Në momentin kur jemi, dua vetëm të shoh topin në rrjetë. Mendoj që goli i Raphaelit ishte ai që i vuri kapakun ndeshjes”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img