Monday, November 25, 2024

Teuta, fiton derbin e Prefekturës me Kastriotin. Shënon shkodrani, Rubin Hebaj

Lexo

Ndonëse për javë të tëra “notoi” në “ujra të turbullta”, deri aty sa rrezikoi seriozisht edhe mbijetesen në Superiore, Teuta pati një rritje të dukshme këto javët e fundit, aq sa tani, guxon edhe të kërkojë Europën.

Pas fitores 0-1 në transfertën me Kastriotin durrsakët e drejtuar nga Renato Arapi janë tashmë vetëm tri pikë nga vendi i katërt, që me Laçin fitues të Kupës vlen Europën. Shumë të lëshuar krutanët, në humbjen e tretë radhazi, që nuk kishte ndodhur asnjëherë që kur në pankinë ishte ulur Çela. Ndoshta edhe lëvizjet e bëra në formacion ndikuan në përfaqësimin e krutanëve, por fakt është se Teuta ishte kërkuese që në fillim, me synimin e qartë, suksesin, që mund ti shtynte akoma përpara drejt një arritje objektivi in-extremis.

Pankina për Hykën e Lorenco Vilën nuk e pengoi skuadrën e Arapit të ishte e fortë në zonë, me prezencën e Dacit e Hebajt, që në minutën e 25-të krijuan panik për portierin Vata, që u mbrojt si mundi. Në ndeshje të tilla, motivimi vlen gjithë kualitetin dhe nëse Kastrioti mendonte për mbijtesën e siguruar, Teuta pa shumë më larg, ambicje që e ndihmoi të thyejë linjat me inserimet e Emiljano Vilës e Peposhit, që ishin rreziku konstant për prapavijën e Çelës.

Ekuilibrat megjithatë qendruan fort deri në minutën e 76-të, kur kaosin në zonë e zgjidhi Hebaj: në zhvillimet e një goditje dënimi, topi mbërriti te shkodrani që e shtyu në rrjetë, me cinizmin e njërit që në zonë di të mendojë  për avantazhin e miqve. Teuta ngjitet kështu në vendin e gjashtë me 46 pikë, tre larg Kukësit e Vllaznisë, ndërsa Kastrioti zyrtarisht qëndron në Superiore, duke përfituar dhe nga humbja e Egnatias ndaj Partizanit.

Fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për kampionët në fuqi, që po arrijnë ti japin dinjitet sezonit të tyre, pikërisht në fund, kur mendohej krejtësisht zhgënjyes. Rezultati i shtatë pozitiv radhazi për Arapin e të tjerët, që kanë tashmë keqardhjen e zgjimit të vonë, pasi kishin shpenzuar tre faza kampionati në mënyrën më të shëmtuar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img