Saturday, April 20, 2024

Laçi, bën detyrën edhe në Korçë. Mund, 1-2 Skënderbeun dhe mban vendin e dytë në renditjen e Superiores

Lexo

Një ndeshje që rezultati nuk vlente për asnjërën prej skuadrave të përballura, pasi korçarët pritës dhe kurbinasit udhëtues i kishin përcaktuar pozicionet e tyre të rënditjes. Skënderbeu, tashmë i konfirmuar në kategorinë e parë dhe Laçi i dyti si nënkampion i Shqipërisë.

Por, kjo nuk i ka penguar të dyja skuadrat të zhvillojnë një takim të hapur në fushën e lojës.  Gjithsesi, goli i avantazhit mbërriti në fundin e pjesës së parë, kur kishin mbetur dhe tre minuta lojë dhe ata që festuan ishin vendasit. Pas një topi të marrë nga Mara është Pusi që gjen rrugën e rrjetës.

Në mbyllje të pjesës së parë kurbinasit pretenduan për një penallti, por pas konsultimeve edhe me VAR, gjithçka mbeti në kornizën e kontestimeve. Pjesa e dytë është më ndryshe, rastet nuk mungojnë: Mensah nga njëra anë dhe Mazrekaj nga ana tjetër japin sinjale të qarta.

Goli do të vijë në minutën e 80-të dhe kësaj radhe është Laçi që shënon. Guindo fiton dhe më pas tranformon në gol një 11-metërsh, është 1-1. Por nuk mbyllet këtu. Në minutët e 88-të të sfidës është kapiteni Turkaj që shënon golin e avantazhit për kurbinasit pas një rrëmuje në zonën korçare. 2-1 për Laçin, që ka siguruar vendin e dytë, ndërsa Skënderbeu ka rënë në Kategorinë e Parë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img