TEUTA 3-0 SKËNDERBEU (Daci 18′, 45+2′, Peposhi,P, 42′)
Durrsakët u rithyen te fitorja në kampionat, teksa mposhtën pastër me rezultatin 3-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”.
Të tre golat erdhën që në pjesën e parë. I pari që shënoi ishte Daci në minutën e 18’, ndërsa Peposhi shënoi në të 42-tën me anë të 11 metërshit. Pa mbaruar ende pjesa e parë, Daci trefishoi shifrat në minutën e 47’ të shtesës.
Pjesa e dytë ishte e fjetur, me të dyja skuadrat që nuk patën raste të pastra për të shënuar duke mbyllur sfidën me shifrat 3-0.
Me këtë fitore, Teuta i largohet vendit të fundit dhe renditet në vendin e nëntë me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e shtatë me 25 pikë, duke rihapur dhe njëherë luftën për mbijetesë.