Saturday, May 18, 2024

Martini: “Ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ekipi është në rrugën e duhur”

Lexo

Teuta ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në misionin e tyre për të dalë nga zona e rrezikut, duke mposhtur 3-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”. Pas fitores, trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV:

“Rikthimi pas 13 ndeshjesh te fitorja? Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi fituar me Korçën dy herë, barazime në Tiranën dhe Laçin. Shënuam 3 gola në pjesën e parë dhe kjo na dha qetësi, teksa në pjesën e dytë u kërkova çunave të kontrollojnë lojën. Ekipi është në rrugën e duhur.

Dy gola nga Daci? Jam i kënaqur pasi nuk morëm gola në pjesën e dytë. Kjo sfidë ishte shumë e rëndësishme për ne. Daci luajti shumë mirë dhe në pjesën e dytë e ndërruam se kishte 3 kartona të verdhë. Sot nuk ishte çështje fati, skuadra luajti siç duhet dhe pjesa e parë na dha qetësinë dhe na krijoi personalitet në pjesën e dytë.

Qetësia vjen nga rezultatet? Ne kishim nevojë për këtë fitore dhe për këto 3 pikë. Në ato sfida që kemi humbur kemi luajtur më mirë se në këto sfidat e fundit. Sot doja një ekip me personalitet në fushë dhe nuk donim të rrezikonim lojën. Bëra disa ndërrime të detyrueshme, por jam i kënaqur me pikët”.

Faust? Ne jemi këto që jemi. Ka cilësi shumë të mira dhe kam besim se do të jetë një pikë e fortë për ekipin në pjesën tjetër të kampionatit”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img