KUKËSI 2-1 TEUTA (49′ Rashiti, 85′ (p) Gj. Taipi / 29′ Gruda)
Teuta u kualifikua mes emocioneve në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, edhe pse është mundur 2-1 nga Kukësi në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve.
Ndeshja e parë kundër Kukësit përfundoi 2-0, ndërsa durrsakët e nisën në transfertë me avantazhin e Grudës.
Në fillimin e pjesës të dytë të lojës, Kukësi barazoi dhe tentoi të rihapte duelin, edhe pse mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Sh. Taipit. Vendasit kaluan në avantazh me penalltinë e Gj. Taipit në minuta e fundit, por nuk ia dolën të gjenin golin që do të barazvlerësonte kualifikimin.
Ndaj me vërshëllimën përfundimtare nisi festa e durrsakëve, të cilët bënë një hap të rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm nëpërmjet këtij turneu.