Të enjten, ora 20:00, durrsakët e Teutës luajnë në shtëpi ndeshjen e kthimit të trutit të tretë në Europa Conferencë League duke pasur përballë skuadrën irlandeze, Shamrok Rovers. Fatkeqësisht, në sfidën e parë të luajtur në transfertë, Teuta pësoi një gol aksidental në minutën e fundit duke u mundur me rezultatin 1 me 0.
Në kampin durrsak ka entuziazëm që në sfidën e së enjtes, do të vijë përmbysja e kualifikimit. Optimist për të kaluar është edhe vetë trajneri Edi Martini, por nga ana tjetër shkodrani i pankinës durrsake, kërkon maturi në në veorimet sulmuese, sepse sipas tij, një nxitim për të kërkuar medoemos golin mund të çojë skuadrën në “vetëvrasje”, pasi kundërshtari edhe mund të ndëshkojë me kundrasulm.
Në stërvitjen e djeshme trajneri shkodran ka këshilluar lojtarët se duhet të jenë maksimalisht të kujdesshëm, pasi irlandezët kanë lojtarë me shumë kualitet dhe janë skuadër e fortë. Gjasat janë që Teuta të mos kalojë në aventurë që në fillim, ku diçka të tillë bëri ndaj Inter Eskalades dhe e pësoi në pjesën e parë.
Në krahasim me sfidën e javës së kaluar, ku u mundën me një gol në minutat shtesë, për të enjten skuadra durrsake pritet të jetë më e plotë. Albano Aleksi mundoi në Irlandë, pasi ishte i pezulluar nga kartonët dhe kthehet si titullar për takimin e 12 gushtit.
Lajm i mirë është edhe rikuperimi i plotë i sulmuesit “veteran”, Sebino Plaku, që ishte protagonisti i kualifikimit të Teutën në Andorrë ndaj Inter Eskaldes. 36-vjeçari e nisi nga stoli në Irlandë, pasi ishte i dëmtuar, por për të enjten ai është gati dhe shpresohet që ta bëjë detyrën si para dy javësh në Andorrë.