Friday, May 3, 2024

Teuta-Shamrok Rovers, të enjten ora 20:00. Tekniku irlandez , Bradli: Pres një tjetër Teutë të enjten

Lexo

Trajneri i Shamrok Rovers flet për ndeshjen e kthimit me kampionen e Shqipërisë

“Do të jetë një tjetër Teutë në ndeshjen e kthimit, një Teutë që sulmon dhe që do ta synojë përmbysjen.” Kështu ka deklaruar trajneri i Shamrok Rovers, Stefen Bradli i cili sidoqoftë thekson se skuadra e tij është gati për çdo skenar. Duke folur para nisjes për në Shqipëri, teksa skuadra e tij e ka fituar ndeshjen e parë në fushën e vet javën e shkuar falë një goli të të riut Aidomo Emakhu, Bradli është i sigurt që, ndryshe nga e enjtja e shkuar, kur Teuta luajti kryesisht në mbrojtje, në ndeshjen e kthimit do të jetë një strategji krejtësisht e kundërt.

“Unë pres pikërisht që të kemi një ndeshje krejt tjetër nga ajo që pamë javën e shkuar, por ne do të jemi gati për ta, – tha trajneri i 18-herë kampiones dhe 25-herë fitueses së Kupës së Irlandës. “Nëse ata luajnë në sulm, ne do t’u përgjigjemi me të njëjtën monedhë, – vijoi ai. – Sa i përket motit, pres një mot më të freskët, mesa kam mësuar, por prapëseprapë nuk do të kemi probleme. E kam thënë që ne luajtëm ndaj Slovan Bratisllavës më herët në temperatura të larta dhe nuk do ta kemi problem as në ndeshjen e kthimit me Teutën. Ne thjesht duhet të shkojmë atje dhe të luajmë lojën tonë. Madje ne po udhëtojmë që të martën, që të kemi më tepër kohë të përshtatemi.”

Ndërkohë që Shamrok Rovers ka fituar me një gol në minutat shtesë edhe në kampionat, teksa një goditje me kokë e Liam Skejlsit, i siguruan 3 pikët në takimin e vlefshëm për javën e 22-të ndaj Longford Taunit, Teuta vjen më e freskët në ndeshjen e kthimit teksa sezoni i ri i futbollit shqiptar ende nuk ka nisur. Takimi Teuta-Shamrok Rovers luhet të enjten, duke nisur nga ora 20:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img