Sunday, April 28, 2024

Mesi, zyrtarisht i PSG, klubi francez e prezanton me komunikate dhe video nënshkrimin e kontratës mes palëve

Lexo

Lionel Mesi është zyrtarisht një futbollist i PSG-së. Ylli argjentinas është prezantuar nga klubi francez nëpërmjet një komunikate zyrtare dhe një videoje të shkurtër, që lajmëroi nënshkrimin e kontratës mes palëve.

Klubi bëri të ditur se Mesi kishte nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme, me të drejtën e rinovimit për një tjetër sezon të atij që e cilësoi si një legjendë dhe burim frymëzimi në fushën e lojës dhe jashtë saj.
“Jam i paduruar për debutimin në një kapitull të ri të karrierës në Paris. Klubi dhe vizioni i tij përshtaten në mënyrë perfektë me ambiciet e mia. E di se sa të talentuar janë lojtarët dhe stafi këtu. Jam i vendosur të ndërtoj përkrah tyre diçka të madhe për klubin dhe për fansat”, tha Mesi në fjalët e tij të para si futbollist i ri i parisienëve

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img