Teuta-Laçi 0-1(Shënues: Melo 71’)
Përballja, Teuta-Laçi, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së dielës për llogari të javës së 30-të, ishte e një rëndësie të veçantë për të dyja skuadrat respektive. Kjo, pasi situata e tyre në tabelën e klasifikimit nuk është aspak e mirë.
Teuta vinte në këtë ndeshje në pozitta e vendit të shtatë me 34 pikë, ndërsa Laçi i teti me vetem dy pikë. Ndaj, për të dy kampet respektive, objektivi ishte vetëm për fitore.
Një tjetër e veçantë në këtë ndeshje ishte edhe ajo që në dy pankinat respektiv, drejtonin dy trajnerë shkodranë, Edi Martini te Teuta dhe Armando Cungu. Fitues, ka dalë ky i fundit, falë golit të shënuar nga Melo në minutën e 71-të. Fitore kjo që ndikon në lëvizjen e dy skudrave në tabelën e klasifikimti, duke bërë që pas kësaj humbje, Teuta të ndërrovendet me Laçin, i cili ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërkohë që Teuta mbetet në kufinjtë e 34 pikëve duke u spostuar në vendin e tetë meë 34 pikë.