Wednesday, May 29, 2024

Humbja ndaj Laçit, trajneri Martini: Ndeshja më e keqe që kemi zhvilluar, ndodhi ajo që kisha më shumë frikë

Lexo

Trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh tepër i keqardhur për humbjen 0-1 që skuadra durrsake regjistroi në shtëpi ndjaj Laçit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, tekniku shkodran e cilësoi këtë përballje si ndeshjen më të keqe që skuadra e tij ka zhvilluar.

“Humbjet gjithmonë janë të vështira. Siç erdhi sot dhemb, kundër një kundërshtari direkt. Gabuam në minutat kur Laçi shënoi, kishim raste të pastra ku mund të shënonim. Futbolli i tillë është, në këto momente duhet të reflektosh. Mbas 3 ndeshjeve të mira menduam për hapin para, por harruam që kemi edhe mbrapa që duhet të shikojmë.

Kjo humbje na vuri shumë në vështirësi. Duhet të rikuperohemi, të ngremë kokat dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër që e kemi mjaft të fortë në Korçë. I kisha kërkuar djemve të mos çekuilibroheshim dhe mos pësonim gol, ajo që kisha më shumë frikë ndodhi, por kështu e ka futbolli. Nuk e kemi merituar të ishim në këtë vend. Sot nuk jam i kënaqur fare. Ndoshta sot ka qenë ndeshja më e keqe që kemi zhvilluar, pavarësisht rasteve të krijuara që mund të fitonim ndeshjen, por sot ka qenë ndeshja më e keqe që kemi zhvilluar”, u shpreh Edi Martini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img