Sunday, September 8, 2024

Teuta pa trajner, Renato Arapi largohet nga drejtimi i skuadrës durrsake

Lexo

Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës së Durrësit. Lajmi është zyrtar dhe konfirmohet nga vetë Klubi i Futbollit Teuta përmes një njoftimi zyrtar.

Njoftimi i klubit:

Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Renato Arapi kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Renato Arapi për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen! ©KF Teuta

Për ish kapitenin durrsak, që fillimisht e nisi në postin e Drejtorit Sportiv, dhe më pas zëvendësoi në pankinë trajnerin e dorëhëqur Edi Martini, starti i sezonit futbollistik nuk ka qënë aspak i mirë. Me një humbje dhe dy barazime në tre javë kampionat, duket se nuk ka tingëlluar mirë për kampin bregdetar, i cili pas një analize të hollësishme të kësaj situate, drejtuesit dhe trajneri kanë vendosur të shkëpusin marrëdhëniet me njëri tjetrin.

Në këtë mënyrë, Renato Arapi është trajneri i parë i Superiores që largohet nga detyra në këtë start të sezonit duke mos dhënë një imazh pozitiv për futbollin shqiptar në përgjithësi por edhe atë durrsak në veçanti.

Megjithatë, ky nuk është rasti i parë që ndodhë në këtë mënyrë, dhe ndoshta edhe jo i fundit, pasi, nga informacionet mediatike por edhe nga brenda kampit kuksian, në një pozitë delikate gjendet edhe trajneri i Kukësit, Skënder Gega, skuadra e të cilit  ka vetëm një barazim në tre javë kampionat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img