Teuta-Vllaznia, miqësore, sot, ora 18:00 në “Niko Dovana”. Test serioz për të dy ekipet në prag të sezonit të ri futbollistik

Ashtu siç ishte programnuar më herët, pasditen e sotme, Teuta dhe Vllanzia do të luajnë një ndeshje miqësore. Ballafaqimi në fjalë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 18:00 dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm për të kampet respektive.

Që të dy trajnerët kundërshtarë, De Longo dhe Migen Memelli, janë debutues në pankinat e skuadrave të tyre për sezonin e ri futbollistik. Në fakt, për Memellin, shija e debutimit në ndeshje zyrtare ka qënë disi më herët kur drejtoi Vllazninë në dy ndeshjet europiane të Conference League kundër verioirlandezëve të Linfield të Belfastit, ndërkohë për homologun e tij, italianin De Longo, debutimi i parë zyrtar në stolin e Teutës do të jetë me datë 19 gusht për javën e parë të kampionatit.

Ndonëse në projektin e kuqebluve ka edhe një miqësore tjetër për t’u luajtur, ku pas anulimit me Kukësin është propozuar Tirana, miqësorja e sotme me Teutën në transfertë është vlerësuar nga ana e stafit tenik si më kryesorja. Tekniku Memelli pritet ta nise ndeshjen me formacionin e tij më të mirë, atë që që ka ideuar të nxjerrë në fushë në javën e parë të Superiores përlallë Kukësit që do të jetë mysafir në “Loro Boriçi”.

I vetmi shqetësim që ka preokopuar Memellin ka qënë mungesa e Hakajt për arsye dëmtimi, i cili nuk ishte në fushë për dy miqësoret e fundit me Laçin dhe Otrant, por ditët e fundit, kapiteni është bashkuar me skuadrën në stërvitje, por nuk dihet saktësisht, nëse do të jetë në fushë sot për miqësoren me durrsakët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu