Saturday, July 27, 2024

(Video) Talentin Rocco Vata, e merr nën manaxhim kompania e njohur CAA BASE. 18 vjeçari që është pjesë e Sëlltikut, kërkohet nga disa skuadra europiane

Lexo

I konsideruar si një nga talentet e momentit në futbollin britanik, 18 vjeçari Rocco Vata, vazhdon të jetë kontigjent i klubit të njohur skocez, Sëlltik i Gllazgout, pikërisht klubit ku bëri histoti babai i tij, ish kapiteni i kombëtares kuqezi, Rudi Vata.

Prezantimet e tij të suksesshme me klubin skocez, por edhe në kombëtaren e moshave të Irlandës ku ai bën pjesë, tanë tërhequr vemendjen e disa prej klubeve me emer europiane, të cilat këjkojnë ta bëjnë pjesë të tyre.

Së fundmi, mësohet se menaxhimin e futbollistit në fjalë e ka marrë përsipër kompania e njohur AAA BASE, e cila ka nisur kontaktet me disa prej klubve të interesuara, ku për momentin, Torinë ka shfaqur interesin më të madh. Madje, bëhet e ditur, nga kampi torinez është vënë në dispozicion edhe shuma përkatëse financiare.

Gjithësesi, edhe pse ofertat janë joshëse, Sëlltiku që ka në pronësi kartonin edhe për një sezon futbollistik parapëlqen vazhdimin e bashkëpunimit me Rocco Vatën.

Në këto kushte duhet parë, sesi do të jetë ecuria e merkatos së Rroccos, nëse skocezët do të këmbëngulin të rinovojnë me Vatën e ri, apo në këtë aspect më të fortë do të dalin klubit europiane, të cilat janë vënë në ndjekje të tij.

(Video) Pamje-videoklip i realizuar nga kompania menaxhuese AAA BASE, shoqëruar me golat dhe aspekte ndeshjesh të Rocco Vates tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img