Ndonëse merkato nuk është hapur ende, klubet e Superiores kanë nisur me lëvizjet e tyre. Teuta ka njoftuar ditën e sotme largimin e mbrojtësit, Ardit Iljazi.
Aventura e 23-vjecarit nga Gostivari ka zgjatur vetëm vetëm 5 sfida në fushën e blertë me “durrsakët” e Teutës. Sezonin e kaluar, Iljazi ishte pjesë e Erzenit në Superiore, ku edhe shkëlqeu me paraqitjet e tij.
Njoftimi i Teutës:
Ardit Iljazi, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mbrojtësin Iljazi për kontributin e tije me fanellën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës.