Tuesday, October 8, 2024

Partizani fiton për herë të tretë Superkupën e Shqipërisë!

Lexo

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë, për herë të tretë në histori. Të kuqtë triumfuan minimalisht 1-0 në finale ndaj Egnatias, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit.

Pjesa e parë ka qenë e luftuar, me një epërsi të lehtë të rrogozhinasve, të cilët shpërdoruan me anë të Paulauskasit në minutën e 9-të, ndërsa në vijim të dyja skuadrat krijuan raste me Carën, Isgandarlinë, Bintsukën, Spahiun dhe Zejnullain, por pa gjetur rrjetën. Një gabim i portierit Alen Sherri, u shfrytëzua në maksimum nga Arinaldo Rrapaj në minutën e 37-të, i cili rrëmbeu topin dhe shënoi.

Në pjesën e dytë, Egnatia tentoi të reagojë, duke krijuar raste të shumta, por pa sukses. Në minutën e 72-të, Fernando kishte mundësinë e artë për të barazuar nga pika e bardhë e penalltisë, por dështoi në përpjekje për të goditur “alla Panenka”. Minutat e mbetura dhe plot 8 minuta shtesë kanë qenë të ethshme, por nuk kanë sjellë gola të tjerë.

Kështu, “Demat e Kuq” të Partizanit janë fituesi të Superkupës së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img