Siç është bërë me dije më herët, organizatorët e Kupës së Botës, Katar 2022, krahas të tjerave janë të njohur në lidhje me disa rregulla në lidhje me pijet alkolike, si dhe me gratë. Për këtë të dytën, ditën e sotme është shfaqur një shqetësim, pasi tifozja kroate, Ivana Knoll, e njohur edhe si tifozja më seksi e Kupës së Botës, është shfaqur në mjediset e stadiumit me një veshje tej normave të vendit organizator.
Pas fotove të publikuara prej saj në Instagram, shumë njerëz janë ankuar për mungesën e respektit të traditave të Katarit. “Turp për ju, respektoni historinë, kulturën dhe traditat e vendeve që vizitoni”, janë shprehur disa prej tyre. Por ka edhe nga ata që e kanë bërë atë një heroinë, gati për të sfiduar ligjet kundër grave, siç denoncohen nga Amnesty International.
Megjithatë, nga sa bëhet e ditur, për kroaten Ivana Knoll, mund të ketë sanksione, duke nisur nga rreziku për arrestimin e saj, ose të paktën ndalimin në vendet publike, vendim që pritet të merret nga organet kompetente vendase.