Friday, April 19, 2024

Botërori “Katar 2022”-Grupi B: Anglia dhe SHBA-ja kalojnë në 16-she

Lexo

Uells-Angli  0-3(Shënues: Rashfors 50’, 68’, Foden 51’)

Iran-SHBA 0-1(Shënues Pulisiç 38)

 

Dy skuadrat e radhës të kualifikuara për në turin tjetër, atë të 16-tëshes, janë Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dyja skuadrat në fjalë, pjesë e grupit B, i fituan ndeshjet e tyre, Anglia ndaj Uellsit 3-0 dhe SHBA ndaj Iranit 1-0, ballafaqime këto të luajtura mbrëmjen e së martës për llogari të grupit B.

Ndërsa në duelin e parë, atë të derbit britanik, pas një pjese të parë 0-0, shpërthyen në të dytën me tre gola duke e bërë të dorëzohet Uellsi, më emocionuese ishte ajo mes Iranit dhe SHB-së, ku fati i kualifikimit u diskuta deri në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Sa i përket Anglisë, një ndeshje e dominuar nga të besuarit e Southgate, golat erdhen në minutat 50 dhe 51, fillimisht gjuajtja e lirë nga Rashford dhe më pas goditja nga Foden me një asistim të Kane. Në minutën e 68-të sulmuesi i Mançester Junajtid e bën atë të trefishtë, me të majtën nën këmbët e portierit. Uellsianët, të cilët e përfunduan grupin në vendin e fundit, u zgjuan vonë dhe patën një shans të dyfishtë me James  dhe Moore, gjuajtja e të cilit u devijua nga Maguire dhe refuzua nga Pickford. 3 me 0 për Anglinë dhe kualifikim në raundin e 16-shes të Kupës së Botës 2022 si kryesuese e Grupit B dhe tani do të përballet me Senegalin të dielën në mbrëmje.

Në sfidën tjetër mes Iranit dhe SHB-së, “heroi” i amerikave është Pulisic, i cili shënoi në minutën e 38-të dhe dëmtohet në të njëjtin aksion, duke u larguar në interval. Formacioni i drejtuar nga Berhalter e mbyll kështu pas Anglisë dhe do të sfidojë Hollandën në 16-she.

Megjithatë, duhet thënë se kualifikimi i amerikanëve është arritur mes një rivaliteti dhe dramaciteti që shoqëroi takimin, sidomos me një rast të dyshimtë penalltie në favor të iranianëve në sekondat e funit të shtesës, ku edhe pse u kërkua të verifikohej me VAR, arbitri vazhdoi lojën dhe pas pak vërshelleu mbylljen e të gjithë ndeshjes.

Ndërkohë, aventura e Iranit në Kupën e Botës përfundon. Megjithatë, një largim kryelartë, pasi në ndeshjet e grupit B tregoi shpirt gare duke këmbëngulur kualifikimin, që me pak shans edhe mund ta arrinte.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img